Leandro Paredes është rikthyer tek As Roma. Lajmin e ka njoftuar vetë klubi në një deklaratë.
Mesfushori 29-vjeçar i është bashkuar klubit pas largimit nga Paris Saint-Germain, duke firmosur një kontratë që zgjat deri më 30 qershor 2025.
“Të rikthehesh në Romë është gjithmonë një gjë e veçantë, por ta bësh këtë tani si lojtar i Romës është edhe më e veçantë”, thaParedes. “Do të doja të falënderoja tifozët që më mirëpritën mua dhe Romën që më kthyen në klubin ku nisa karrierën time në Evropë. Viti i kaluar ishte jashtëzakonisht i lumtur për mua me Kupën e Botës, kështu që tani dua të vazhdoj të shijoj sukses dhe jam i bindur se mund ta bëj këtë me këtë ekip”.
Në nivel ndërkombëtar, mesfushori fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2021, ndërsa shijoi lavdinë e Kupës së Botës në Katar së bashku me Paulo Dybala në 2022.