Dushi i ftohtë për disa mund të jetë freskues, por për të tjerë mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin.
Një zakon i dushit në dukje i padëmshëm është identifikuar si shkak për shfaqjen e simptomave të sulmeve ose atakut në zemër.
Pjesa më e madhe e të sëmurëve nga ataku kardiak raportojnë të kenë ndenja dhimbjeje dhe gulçim në gjoks në momentet e para të sulmit. Afërsisht rreth 10 mijë shtrime në spital regjistrohen çdo vit.
Ekspertët pohojnë se larja me ujë të ftohtë mund të jetë një rrezik potencial për sëmundjet e zemrës.