Algjeria ka ndaluar filmin hit ‘Barbie’ tre javë pas publikimit të tij.
Shkak është bërë përmbajtja e filmit që sipas autoriteteve nuk është i lejueshëm. Ministria e Kulturës e vendit tha se filmi “promovon homoseksualitetin dhe devijimet e tjera perëndimore” dhe se nuk përputhet me besimet fetare dhe kulturore të Algjerisë.
Libani dhe Kuvajti gjithashtu e kanë ndaluar filmin për arsye të ngjashme javën e kaluar.
Me Margot Robbie dhe Ryan Gosling në rolin e Barbie dhe Ken, filmi aktualisht ka mbledhur 1.18 miliardë dollarë (1 miliard euro) në shitjet e biletave që nga debutimi i saj më 21 korrik.