Një “like” që Neymar ka dhënë në një postim në Instagram ka hedhur dyshime se mes tij dhe Kylian Mbappe, ka probleme. Screenshot-i i postimit ku Neymar ka dhënë “like” është shpërndarë me shpejtësi nga mediat e huaja.
Bëhet fjalë për një artikull i cili citon një deklaratë të Mbappe që shprehej se “nuk kishte më vend” për të dhe Neymar në skuadër.
Nga ana tjetër, në rrjet është raportuar se Neymar ka rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare me skuadrën e Ligës Pro Saudite, Al Hilal.
Transferimi do të shënojë fundin e kontratës 6-vjeçare të Neymar në PSG, gjatë të cilit ai nuk ishte në gjendje të siguronte trofeun e lakmuar të Ligës së Kampionëve ose çmimin e Topit të Artë që ai kishte shpresuar pas mbërritjes së tij në Parc des Princes.