Shumë aktivitete si të ecurit, stërvitja, leximi apo edhe gjumi i mjaftueshëm ndikojnë në përmirësimin e shëndetit të trurit tuaj.
Një rol akoma më të rëndësishëm luan dieta jonë ushqimore. Përdorimi i disa perimeve ndikon në përmirësimin e shëndetit të truri tuaj.
Perimet me gjethe jeshile
Perimet gjethe jeshile, si spinaqi apo rukola, janë të pasura me vitaminë K, folate, beta-karotinë dhe luteinë. Këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në luftimin e dëmtimit të qelizave në trupin tuaj.
Perimet e kryqëzuara
Këto lloje perimesh duke përfshirë brokolin, lakrat e Brukselit, lulelakrën e shumë të tjera, janë një burim i fuqishëm vitaminës K dhe i folatit, vlera ushqyese të rëndësishme për funksionet njohëse dhe trurin.
Perime ngjyrë portokalli
Patatet e ëmbla dhe perimet e tjera si karotat, specat e kuq dhe kungunjt, janë burime të shkëlqyera të beta-karotenit dhe antioksidantëve të shumtë. Ato luftojnë radilaket e lira të cilat shkaktojnë dëme në qeliza dhe për më tepër sipas një studimi të fundit, beta-karoteni mund të jetë shumë i dobishëm për sëmundjet neurologjike si Alzheimer.
Panxhari
Panxhari është një burim i pasur i nitrateve dhe acidit folik, të cilat nxisin edhe më tej qarkullimin e gjakut në tru. Kjo gjë përmirëson funksionet njohëse të trurit. Acidi folik, i njohur gjithashtu si B9, ka treguar se ndihmon në uljen e rrezikut të disa çrregullimeve neurologjike dhe psikologjike si Alzheimer dhe depresioni.