Gjashtë persona kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë u mbyt në Kanalin e La Manshit.
Një zëdhënëse nga autoriteti bregdetar francez Premar tha se pesë të tjerë janë të zhdukur. Rojet bregdetare britanike dhe franceze kanë shpëtuar rreth 50 persona nga anija.
Disa emigrantë u panë duke u nxjerrë nga një varkë shpëtimi, me barela, në Dover.