Autoritetet në Liban vendosën të ndalojnë filmin “Barbie” të transmetohet në kinema, duke thënë se ai promovon homoseksualitetin dhe shkel vlerat e kombit.
Ministri i Kulturës Mohammad Mortada e ndaloi filmin teksa shtoi se “Barbie” bie ndesh me vlerat morale dhe fetare, si dhe me parimet e Libanit.
“Promovon devijimin seksual dhe transeksualitetin”, tha ministri. “Devijimi seksual” është një term që përdoret zakonisht në Lindjen e Mesme për t’iu referuar homoseksualëve.