Harry Kane më në fund ka marrë lejen për të fluturuar në Gjermani dhe të kryejë testet e tij mjekësore në Bayern Munich.
Kapiteni i Anglisë do të fluturonte për në Mynih këtë mëngjes, por Tottenham e anuloi lejen që ai të udhëtonte ndërsa ishte rrugës për në aeroportin Stansted.
Disa burime thanë se Tottenham po përpiqej të ndryshonte marrëveshjen në minutën e fundit.
“Lilywhites” pranuan propozimin rekord të Bayern Munich prej 104 milionë funte të enjten në mëngjes pas disa javësh negociatash.
Kane kishte dashur që e ardhmja e tij të zgjidhej deri të dielën – kur Tottenham të nis rrugëtimin e tij në Premier League kundër Brentford.