Starti i Lionel Messit me fanellën e Inter Miami ka qenë i jashtëzakonshëm. Në katër duele, ai ka arritur të shënojë plot 7 herë, një mesatare tepër e kënaqshme nga ana e 36-vjeçarit. Formë që ka ndihmuar edhe skuadrën nga Florida për të bërë mirë në Kupën e Ligës, pasi gjendet në raundin çerekfinal të kompeticionit. Ecuria e Inter Miami në turneun që përfshinë skuadrat e Amerikës së Veriut dhe ato qendrore ka shtyrë edhe debutimin e Lionel Messit në kampionat.
Inter Miami do sfidojë Charlotte për një vend në gjysmëfinale e më pas, kundërshtari i radhës që do ta ketë edhe në Mexhor League Soker. Përballja me ta do të thotë se vetëm njëra prej tyre do kalojë më tej, pra në gjysmëfinale, por Inter Miami ose Charlotte do të luajnë edhe njërën prej finaleve, atë për titull ose vendin e tretë. Zhvillim që shtyn akoma dhe më shumë debutimin e Messit në kampionat, e cila pritet për tu përcaktuar. Skuadra e Inter Miami po kalon një moment negativ në Mexhor Ligë Soker, pasi nuk ka shënuar fitore prej 11 sfidash në 22 javë të kampionatit, për tu gjendur në vendin e fundit me 18 pikë.