E ardhmja e Armando Brojës mbetet ende në ajër. Sulmuesi nuk duket se do jetë vendimtar te Chelsea i këtij sezoni, me trajnerin Maurisio Pokettino që i ka minimizuar hapësirat. Kjo po e shtyn Brojën për të menduar të largohet nga Blutë e Londrës, por jo nga kryeqytetit anglez. Sipas asaj që raportojnë mediat në ishull, për shqiptarin ka interes të shtuar nga West Ham. Çekiçët e konsiderojnë 21-vjeçarin si pasuesin ideal të Gianluka Skamaka, i cili duket më pranë se kurrë me Interin. Nga shitja e italianit, West Ham synon të përfitojë rreth 30 milionë euro dhe do kishte shifrat e duhura për blerjen e kartonit të Brojës.
Chelsea do ta ketë të vështirë për të refuzuar një ofertë të majme për kartonin e shqiptarit, dhe pse mbetet në dyshim për shkak se Broja konsiderohet një prej lojtarëve me të ardhme të ndritur. Fituesit e trofeut të Conference League në sezonin e shkuar nuk kanë firmosur ende me një futbollist në këtë merkato vere dhe Broja mund të jetë ai i pari. 21-vjeçari nga Malësia e Madhe nuk ishte i gatshëm për Chelsea në turneun amerikan, pasi po rikuperohet nga një dëmtim në gju që e la jashtë për pjesën më të madhe të sezonit 2022-2023.