Numri i përgjithshëm i viktimave nga shirat dhe vërshimet në Slloveni, ka shkuar në gjashtë.
Ekipet e emergjencës nxorrën trupin e një 35-vjeçari nga një lumë pranë fshatit Mirna Perc. Një tjetër u gjet i vdekur pasi ra në një pus pranë qytetit të Kamnikut.
Dëmet e vlerësuara deri tani nga qeveria kapin shifrën e 500 mijë euro.