Arsenali mposhti Manchester Cityn 4-1 me penallti dhe ngriti Community Shield në Wembley, pasi Leandro Trossard barazoi në minutën e 101. City, fituesi i tripletës, dukej se ishte në rrugën e duhur për të shtuar një trofe të katërt të vitit në koleksionin e tij, pasi Kol Palmer i dha avantazhin në minutën e 77-të të lojës.
Në vend të kësaj, kampionët e Europës pësuan humbjen e tretë radhazi në Community Shield.
Nga pika e bardhë e 11 metërshit, Kevin De Bryjne i kthyer pas dëmtimit, goditi traversën kurse goditja e Rodrit u prit.
Arsenali ishte i pagabueshëm. Nga 11 metrat me Martin Odegard, Trossard, Bukajo Saka dhe Fabio Vieira që goditën rrjetën, duke i dhënë “topçinjve” një trofe të rëndësishëm, me ekipin që po bëhet gati për sezonin e ri.