Manchester City kursen shumë në këtë merkato vere. Ndryshe nga sa jemi mësuar në edicionet e fundit, këtë herë, kampionët e Anglisë duket se kanë menduar që të bëjnë një merkato më të kujdesshme. City po përjeton verën më të qetë, pavarësisht se e ka tejkaluar shifrën e 100 milionë eurove. Me konfirmimin e blerjes së Gvardiol nga Lajpzig, tashmë Siti e dërgon vlerën e shpenzimeve vetëm për dy futbollistë në 124 milionë euro. Shifër që natyrisht është e lartë për shkak se kroati i kushtoi 90 milionë euro për tu bërë edhe mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në histori, pas Maguire.
Për të pestin vit me radhë, Manchester City shpenzon më shumë se 100 milionë euro në merkaton e verës, gjithsesi, duket se Pep Guardiola e ka bazën e lojtarëve dhe nuk do të bëj shumë ndryshime në organikë. Aktualisht, City tejkalon shpenzimet e vitit 2021, ku pagoj 117.5 milionë euro për blerje lojtarësh. Rekordi momental u shënua në vitin 2020, me 167.4 milionë euro të shpenzuara për transferime futbollistësh. Gvardiol dhe Kovacic pritet të shtojnë konkurrencën te kampionët e Europës, të cilët synojnë të përsërisin edicionin e shkuar, ku arritën të triumfonin në tre kompeticione.