Pijet me sheqer ose me gaz na shijojnë sidomos në ditët e nxehta të verës. Na pëlqen të shijojmë një pije me gaz të shoqëruar me pak akull.
Por, shumë rrallë mendojmë për pasojat që shkaktojnë sidomos në shëndetin e zemrës.
Sipas ekspertëve pirja e një ose më shumë pijeve me sheqer dhe me gaz në ditë ju ekspozon ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Personat që konsumojnë vazhdimisht pije të tilla kanë 20% më shumë shanse të preken nga sëmundje të zemrës e sidomos nëse janë gra.
Rreziku vjen nga pije të cilat kanë shumë sheqer të shtuar, siç mund të jenë lëngjet e ndryshme të frutave të cilat e shtojnë riskun me 43%.