Dinamo do të nisë aventurën e re nën drejtimin e trajnerit Luigi Di Biagio. Ekipi i rikthyer në Superiore njoftoi ndërprerjen e marrëveshjes me Dritan Mehmetin dhe pritet që në orën në vijim të zyrtarizojë italianin Di Biagio.
Ish-trajneri i Italisë dhe SPAL do të zhvillojë fillimisht fazën përgatitore në vendin e tij deri më 12 Gusht përpara se të vijë së bashku me ekipin në Shqipëri ku kampionati do të nisë më 19 Gusht. Dinamo në të kaluarën e afërt është stërvitur nga të tjerë italianë si Rodolfo Vanoli, Francesco Moriero, Fabrizio Cammarata e Mauro Manzoni.
Në stafin e Luigi Di Biagio pritet të jetë edhe ish-mesfushori i Kombëtares, Ledian Memushaj. Skuadra kryeqytetase ka bërë ndryshime nga sezoni i kaluar duke patur afrime dhe largime lojtarësh.