Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga shpërthimi terrorist i ndodhur në Pakistanin veriperëndimor. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm janë plagosur të paktën 200 persona.
Mediat vendase raportojnë se sulmi terrorist ka ndodhur gjatë një tubimi politik.
Zyrtarët lokalë kanë thënë se lideri rajonal i partisë islamiste, Jamiat Ulema-e-Islam që po mbante tubimin politik, mbeti i vrarë gjatë shpërthimit.
Policia tha në një deklaratë se sulmuesi vendosi jelekun e tij me eksploziv pranë skenës ku ishin ulur disa liderë të lartë partie. Hetimet fillestare tregojnë se grupi ISIS mund të qëndrojë pas sulmit.
Ky është sulmi më i rëndë terrorist në Pakistan që nga viti 2014, ku ndërruan jetë 147 persona.