Trupi ynë ka nevojë të marrë vitaminat, proteinat, kripërat mineral dhe shumë lëndë të tjera ushqyese që i nevojiten për të pasur një funksion të mirë. Mungesa e vitaminave mund të çojë në komplikacione të shëndetit.
Në rast se mungon vitamina B12 shfaqen shumë komplikacione duke filluar nga dëmtimi i nervave te sëmundjet kardiovaskulare e deri te kanceri i stomakut.
- Ndjesi shpuese në duar ose gishta
Nëse duart ose gishtërinjtë fillojnë iu japin një ndjesi shpimi gjilpërash kjo është një shenjë e hershme e mungesës së vitaminës B12. Kjo ndodh për shkak të dëmtimit nervor.
- Rrezik nga demenca
Meqenëse vitamina B12 mbështet funksionin nervor, mungesa mund të çojë edhe në dëmtim të përhershëm të sistemit nervor që mund të rezultojë në demencë (çmenduri).
- Simptoma të tjera
Vitamina B12 është jetike për organizmin e njeriut, sidomos për rruazat e kuqe të gjakut që të bëhen aktive. Mungesa e vitaminës B12 mund të çojë në lodhje për shkak të mungesës së kapacitetit të oksigjenit në gjak. Kjo quhet anemi megaloblastike.
Përveç lodhjes, simptoma të tjera të mungesës së B12 mund të përfshijnë frymëmarrje të shpejtë ose gulçim, dhimbje koke, dispepsi, humbje të oreksit, probleme me shikimin, ndjenjë dobësie, diarre, dhimbje ose skuqje të gjuhës, probleme me kujtesën, etj.