Ndëkohë që temperaturat e larta vazhdojnë të rriten, gratë dhe vajzat ndryshojnë rutinat e bukurisë, për të shmangur shqetësimet e ndryshme që shkakton i nxehti.
Më poshtë gjeni 2 këshilla për të mbajtur grimin nën kontroll në temperatura të nxehta.
Mbajeni grimin shumë të lehtë
Edhe pse mund të jemi në plazh kjo nuk do të thotë se duhet të neglizhojmë grimin. Zakonisht në verë mund të përdorim produkte rezistente ndaj ujit. Për lëkurën, është më mirë të zgjidhni tekstura të lehta, të tilla si kremrat BB dhe CC, të cilët ofrojnë një mori përfitimesh, dhe më pas të përfundoni me një prekje të pudrës mattuese bronzuese për një çehre të nxirë me shkëlqim zero.
Primeri është thelbësor, pasi ndihmon në fshehjen e të gjitha llojeve të papërsosmërive ndërsa për buzët, një shkëlques i thjeshtë ose një balsam hidratues.
Skincare
Hapi më i rëndësishëm i një rutine bukurie është lëkura e pastruar dhe e ushqyer në mënyrë perfekte. Çdo rutinë bukurie duhet të fillojë me një pastrim të duhur, duke përdorur një produkt të përshtatshëm për llojin e lëkurës tuaj, e ndjekur nga një serum ose një krem i lehtë për të barazuar lëkurën dhe për të kufizuar poret e zmadhuara.