Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek humori, por edhe tek aftësia për t’u përqëndruar në aktivitetet me të cilat merreni gjatë ditës.
Kjo sepse gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Për këtë arsye kur nuk plotësojmë orarin e nevojshëm të gjumit, ndjehemi të lodhur gjatë gjithë ditës. Disa këshilla më poshtë do t’iu ndihmojmë të rimerrni energji pas një nate pa gjumë.
Së pari konsumoni ujë, pastaj kafe
Në vend që të konsumoni filxhanin e kafesë, konsumoni së pari një gotë ujë sapo të zgjoheni në mëngjes. Ekspertët sugjerojnë të pini një gotë ujë të ftohtë me limon.
Qëndroni në diell
Një nga gjërat që mund të bëni për të ndaluar përgjumjen është të ekspozoheni në diell. Nëse punoni jashtë shtëpisë tuaj, mund të përfitoni gjatë kohës që ecni për të shkuar në punë ose gjatë kohës që jeni në makinë apo edhe autobus.
Kryeni disa ushtrime të lehta
Nëse jeni vërtet të lodhur, mjafton të lëvizësh trupin tënd. Bëni një shëtitje të shkurtër ose disa ushtrime të thjeshta për të venë në lëvizje muskujt tuaj.
Gjeni pak kohë për një sy gjumë
Strategjia më e mirë është të bëni një sy gjumë nga 5 deri në 20 minuta gjatë ditës. Vendosni alarmin dhe shtrihuni në një vend të rehatshëm. Edhe nëse nuk mund të flini, pushimi mund t’ju japë më tepër energji.