Korriku do të jetë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, thonë shkencëtarët.
Kaq i nxehtë ka qenë muaji, sa studiuesit janë të bindur se rekordi i vitit 2019 do të thyhet, edhe pse kanë mbetur disa ditë.
Shefi i OKB-së Antonio Guterres tha se planeti po hyn në një “epokë të vlimit global”. Shkencëtarët pajtohen se nxehtësia shtesë lidhet kryesisht me përdorimin e karburanteve fosile.
Presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi ndryshimin e klimës si një kërcënim ekzistencial dhe se askush nuk mund ta mohojë më ndikimin e ndryshimit të klimës.
Disa ekspertë besojnë se korriku mund të jetë muaji më i ngrohtë në 120,000 vitet e fundit.