Zjarret në Greqi ende nuk janë vendosur nën kontroll dhe mediat vendase shprehen se zjarret po rrezikojnë depot me municione. Alarmi është ngritur pas shpërthimit të një depoje municioni në Volos. Vala goditëse e shkaktuar nga shpërthimi ka sjellë si pasojë thyerjen e xhamave të shtëpive dhe bizneseve.
Ministria e Brendshme është detyruar që të largojë edhe avionët F16, pasi depoja ku ndodhi shpërthimi është vetëm 6 kilometra nga baza ajrore.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia duhet të ndërmarrë më shumë hapa për të luftuar efektet e ndryshimeve klimatike pasi zjarret kanë përfshirë të gjithë vendin.