Valmiera mund të jetë kundërshtari i mundshëm i Partizanit në turin e tretë të Conference League. Skuadra letoneze regjistroi fitore 3-0 në takimin e parë në transfertën e San Marino ndaj Tre Penne, për të hedhur një hap të madh drejt raundit tjetër. Mena ishte protagonist me një dopietë golash, ndërsa Ndoye shënoi një prej golave.
Valmiera dominoi totalisht kundërshtarin, teksa ishte e saktë në ato pak tentativa drejt portës. në katër prej tyre, tre përfunduan në rrjetë. Sfida e javës së ardhshme pritet të jetë thjeshtë një formalitet për Valmiera, që ashtu siç edhe Partizani e nisi aventurën Europiane në kualifikueset e Champions League për t’u eliminuar nga Olimpija Ljubljana.