Ministria e Brendshme e Algjerisë ka konfirmuar se të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe 1500 të tjera janë evakuuar si pasojë e zjarreve në vend.
Zjarret më të mëdha dhe më vdekjeprurëse janë rreth Bejaia dhe Jijel, në rajonin Kabyle në lindje të kryeqytetit Algjer dhe Bouira, rreth 100 km në juglindje të Algjerisë.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 350 zjarrfikëse, të cilat ende vijojnë punën.
Vende të tjera të përfshira nga flakët në këto ditë të nxehta, janë edhe Greqia dhe vendi ynë.