Një nga gazetarët më ikonikë dhe më të dashur të BBC-së, George Alagiah, ka vdekur në moshën 67-vjeçare, nëntë vjet pasi u diagnostikua me kancer.
”George ishte i dashur me të gjithë ata që e njihnin, mik apo koleg. Ai thjesht ishte një qenie njerëzore e mrekullueshme. Mendimet e mia janë me Franin, djemtë dhe familjen e tij më të gjerë”, tha agjentja e tij.
Drejtori i përgjithshëm i BBC Tim Davie tha: “Në BBC, të gjithë jemi jashtëzakonisht të trishtuar për George. Ne po mendojmë për familjen e tij në këtë kohë. George ishte një nga gazetarët më të mirë dhe më të guximshëm të gjeneratës së tij, i cili raportoi pa frikë nga e gjithë bota, si dhe prezantoi lajmet pa të meta. Ai ishte më shumë se një gazetar i shquar, audienca mund të ndiente mirësinë, ndjeshmërinë dhe humanizmin e tij të mrekullueshëm. Ai ishte i dashur nga të gjithë dhe do të na mungojë pa masë.”
Për më shumë se tri dekada, Alagiah prezantoi lajmet televizive britanike.