Në ditët e vapës përvëluese, mund të ndjeni nevojën të dilni pak nga kornizat e zakonshme të veshjes në punë.
A mund të vishni pantallona të shkurtra? Këshilluesit e modës thonë po, por gjithmonë duke pasur parasysh disa rregulla, që veshja të vijojë të mbetet zyrtare.
Gjatësia: Dihet që pantallonat shumë të shkurtra nuk mund të vishen në ambiente pune. Gjatësia ideale është afërsisht pak më lart se gjuri.
Stili: Një palë pantallona me viza, ose një palë njëngjyrëshe me bel të lartë mund të kombinohen shumë thjesht me një bluzë të bardhë, duke ju treguar më elegante. Gjithmonë është mirë të shmangni xhinset e çara.
Këpucët: Duhet të jenë patjetër të sheshta dhe preferohen njëngjyrëshe.