Të dish të dallosh nëse një ananas është i pjekur apo jo nuk është e lehtë. Njihuni me disa këshilla që mund t’i vini në zbatim për të zgjedhur një ananas të pjekur dhe të ëmbël, në mënyrë që të mund të shijoni përfitimet që ai mbart.
Prekeni
Shtyeni ananasin për të parë nëse është mjaftueshëm i pjekur. Ananasi i pjekur është i fortë, por nëse është gur i fortë, atëherë nuk është pjekur ende. Ndërsa ata që janë shumë të butë në prekje mund të jenë të prishur.
Shihni ngjyrën
Ananasët jeshil shpesh janë të papjekur. Ananasi është i pjekur dhe gati për konsum sapo të ketë marrë ngjyrë të verdhë. Gjithashtu, shmangni ato që kanë njolla të buta ose duken të errët. Një ananas i pjekur karakterizohent nga një lëkurë e lëmuar dhe me shkëlqim.
Testoni gjethet
Një ananas zakonisht ka midis 30 dhe 40 gjethe jeshile të errëta. Në një ananas të papjekur, këto gjethe të forta do do të jenë të vështira për t’u hequr pa u tërhequr fort. Por ndërsa kur ananasi piqet, gjethet mund të shkëputen më me lehtësi.
Ndjeni peshën e tij
Një mënyrë tjetër për të përcaktuar pjekurinë e ananasit është të shikoni nëse ai është mjaftueshëm i rëndë në proporcion me madhësinë e tij. Nëse ananasi është i rëndë, mund të jetë një tregues që fruti është i pjekur.
Nuhateni
Ananasit të papjekur u mungon aroma, ndërsa ai i pjekuri ka një aromë unike e cila ndihet me lehtësi. Nuhasni pjesën e poshtme dhe nëse aroma është ëmbël, ky është një tregues që edhe vetë fruti ka një shije të tillë.
Si të ruani ananasin
A duhet ta vendosni ananasin në frigorifer? Kurrë! Rekomandohet mbajtja e ananasit jeshil jashtë frigoriferit. Kur fruti të jetë zverdhur, atëherë mund ta vendosni në frigorifer.
Por nëse e keni prerë ananasin, vendoseni atë në enë hermetike dhe ruajeni në frigorifer. Ju gjithashtu mund ta ngrini ananasin të prerë në kubikë ose feta në enë ose qese të përshtatshme për ngrirje.