Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit Thomas Strakosha mund të luajë në sezonin e ardhshëm te Bayern Mynihu. Kampionët e Gjermanisë e konsiderojnë gardianin kuqezi një nga dy alternativat në rast se nuk arrihet akordi me Giorgio Mamarda.
Strakosha është transferuar te Brendfoird dhe ka kontratë me ekipin e Premier Ligës deri në 2026. Sipas “Sky Deutchland” 28-vjeçari është përmendur në ditët e fundit nga drejtuesit e klubit gjerman, të cilët e konsiderojnë shqiptarin si një opsion “ekonomik” për rolin e portierit të dytë në ekip.
Sommer këtë verë do të largohet pasi kërkon të ketë rol titullari me Manuel Nojer gati për tu rikthyer, me zviceranin që shpreson që të jetë titullar me Zvicrën në “Euro 2024”.
Në rast se Bayern nuk arrin akordin me Valencia-n për Mamardashvili-n atëherë rekordmenët e Gjermanisë përveç Strakoshës po shikojnë me interes edhe mundësinë e transferimit të Dominisk Kotarski. 23-vjeçari që është në pronësi të PAOK dhe ka lindur në Kroaci.