Nuk është e vërtetë që Romelu Lukaku është zhdukur! Profilet e tij në rrjetet sociale e tregojnë më së miri se ku është, çfarë bën, me kë luan, e si stërvitet! Por është e vërtetë se ai e ka lënë Interin pezull.
Sipas Sportmediaset, sulmuesi belg kërkon kohë nga zikaltrit, pasi i ka dhënë fjalën rivales më të madhe historike, Juventusit.
Drejtori i ri sportive i “Zonjës së Vjetër” Kristiano Xhuntoli ka kërkuar belgut 30 vjeçar 10 ditë kohë, ndërsa në tavolinë i ka paraqitur një kontratë tunduese. Lukaku do të përfitojë 12 milionë euro në një sezon, shifër kjo më e lartë se sa ajo që Interi i ka propozuar.
Zikaltrit e kanë arritur akordin me Çelsin, 35 milionë euro shto këtu dhe 5 të tjera bonus.
Por milanezët nuk kanë “po-në” e lojtarit. Ndërsa “Zonja e Vjetër” është gati që të barazojë ofertën e zikaltërve. Por që të ketë 40 milionë eurot për kartonit e bomberit, duhet që të shesë Dushan Vlahoviç.
Tani ngelet për t’u parë nëse 10 ditë do t’i mjaftojnë Juves për të finalizuar transferimin.