Një nga shqetësimet kryesore të stinës së verës janë mushkonjat. Ka disa gjëra që mund të bëni për të shpëtuar nga pickimet e tyre dhe kruajtjet që ato shkaktojnë.
1. Përdorni ilaç kundër insekteve
Për të parandaluar pickimin e mushkonjave, duhet të përdorni ilaç kundër tyre kur jeni jashtë.
2. Zgjidhni rroba që ju mbrojnë
Edhe pse në verë bën vapë dhe ideja e veshjeve me mëngë të gjata mund të tingëllojë e pakëndshme, nëse zgjidhni materialin e përshtatshëm do të jeni edhe freskët, edhe të mbrojtur nga mushkonjat.
3. Mos mbani ujë të ndenjur në oborr
Nëse keni ujë të ndenjur të grumbulluar në oborrin tuaj, hiqeni sa më shpejt, sepse ai krijon ambientin ideal për mushkonjat.
4. Mbani sita (rrjeta) në gjendje të mirë
Mushkonjat nuk ju pickojnë vetëm jashtë, ato mund të hyjnë edhe në ambientet tuaja të brendshme. Sigurohuni që rrjetat në dritaret tuaja të jenë në gjendje të mirë.