Keni dëgjuar për urinë emocionale? Ekspertët thonë se kur jeni të stresuar rritet dëshira për ushqime të ëmbla, dhe krijohet ideja se kjo është një dëshirë e pakontrolluar.
Mjeku Achim Peters shpjegon se si truri ynë ka nevojë për shumë energji për kryerjen e të gjitha proceseve.
“Në situata stresuese, truri ynë tërheq 90 për qind të konsumit ditor të glukozës, pavarësisht se truri përbën vetëm dy për qind të masës sonë trupore”, – thotë ai.
Peters shjegon se nevoja për sheqer është në natyrën njerëzore. Kur njerëzit janë në stres, ata kanë dy mënyra reagimi: ose kalojnë në mungesë urie, aq sa harrojnë të hanë, ose kanë nevojë për më shumë ushqim, sepse kjo është mënyra si rigjejnë qetësinë.
Por, kjo do të thotë gjithashtu se prodhimi i insulinës nuk ndalet.
Peters këshillon ndryshim të mënyrës së të ngrënit, konkretisht të mbani në frigorifer vetëm ushqime të shëndetshme, që edhe nëse keni nevojë për ndonjë mesvakt më tepër, ai të jetë i mbushur me vlera ushqyese.