Vendi më i lumtur në botë është Finlanda, sipas një raporti të publikuar në vitin 2022. Por, çfarë nuk bëjnë njerëzit më të lumtur?
“Ne kurrë nuk e krahasojmë veten me fqinjët tanë”
Ekziston një frazë e famshme e një poeti finlandez: “Kell’ onni on, se onnen kätkeköön”, që do të thotë “Mos krahaso dhe mos u mburr për lumturinë tënde”. Finlandezët e marrin këtë shumë seriozisht, veçanërisht kur bëhet fjalë për të mirat materiale dhe shfaqje të dukshme të pasurisë.
“Ne nuk i anashkalojmë të mirat e natyrës”
Në Finlandë, punëtorët kanë të drejtë për katër javë pushime verore. Shumë e përdorin këtë kohë për të dalë në fshat dhe për t’u zhytur në natyrë.
“Ne nuk e thyejmë rrethin e besimit të komunitetit”
Finlandezët priren t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të vlerësojnë ndershmërinë. Nëse harroni laptopin tuaj në një bibliotekë ose humbisni telefonin tuaj në tren, mund të jeni shumë të sigurt se do t’jua kthejnë atë.