Pandemia COVID-19, kriza e kostos së jetesës dhe lufta në Ukrainë kanë çuar 165 milionë njerëz në varfëri që nga viti 2020. Kështu thuhej në një raport të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
OKB-ja bëri thirrje që të shqyrtohet mundësia për një pauzë në shlyerjen e borxhit për vendet në zhvillim.
75 milionë njerëz mendohet se kanë rënë në varfëri ekstreme vetëm në harkun kohor 2020-2023.. Varfëri ekstreme konsiderohen kushtet kur një person jeton me më pak se 2.15 dollarë në ditë.