Kur lëkura digjet nga dielli, pjesë të konsiderueshme të saj fillojnë e shkëputen nga trupi, pra ndodh ajo që ne e quajmë rrjepje. Mënyra më e mirë për të mos arritur deri këtu, është të hidratoheni mirë lëkurën dhe ta mbroni nga rrezet e diellit.
Por, edhe nëse tashmë jeni djegur, keni ende mundësi të shpëtoni nga rrjepja. Përdorimi i kompresave të ftohta do ta ndihmojë shumë lëkurën e djegur.
Vendosini në zonat e dëmtuara për 20-30 minuta çdo 3-4 orë. Ky proces do t’ju freskojë lëkurën tuaj dhe kështu ajo do të shërohet më shpejt. Mjekët shpjegojnë që kur digjeni, zona e dëmtuar është akoma më e ndjeshme ndaj rrezeve të këqija të diellit. Prandaj sugjerohet që të qëndroni në çadër dhe të lyheni më shpesh me kremin me faktor mbrojtës.
Sipas dermatologëve, në situatë të tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj.