Studime të shumta të fushës së nutricionit tregojnë se përbërësit e kastravecit kanë vlera të larta në luftën kundër disa llojeve kanceri. Përveç kësaj, kastravecët përmirësojnë flokët, lëkurën dhe ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi.
Për këto arsye, këshillohet ta bëni pjesë të dietës suaj sa më shpesh.
Vlerat e kastravecit
Hidraton trupin dhe largon toksinat
95% e përbërjes së kastravecit është ujë, prandaj dhe është hidratues shumë i mirë. Kastraveci gjithashtu është i pasur me shumë vitamina, duke e mbushur trupin tonë me shumë vlera. Sasia më e lartë e vitaminës C ndodhet në lëkurë, ndaj këshillohet ta hani bashkë me lëkurën.
Përmirëson tretjen
Kastraveci është i pasur me ujë dhe shumë fibra. Një ndër përfitimet më të vlefshme të kastravecit është se përmban sasi të lartë të vitaminës B, e cila i nevojitet trupit çdo ditë dhe ndihmon në funksionimin e tretjes.
Parandalon erën e keqe të gojës
Nëse mbani një copë kastraveci një minutë në gojë, do të vrisni bakteret që shkaktojnë erën e keqe.