Nevoja për të shkuar në tualet, shpesh mund të trajtohet si një temë tabu, e vështirë për t’u diskutuar, por ajo mbetet njl nevojë jetike dhe një funksion biologjik shumë i rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë.
Nevoja për tualet është një sinjal nga trupi se ka mbeturina të cilat duhet të eliminohen. Përmes këtij procesi, ne nxjerrim toksinat nga trupi, duke ruajtuar kështu ekuilibrin dhe funksionimin e sistemit të tretjes dhe veshkave.
Të anashkalosh nevojën për të shkuar në tualet për periudha të gjata kohore mund të shkaktojë shqetësim dhe të rrisë rrezikun e problemeve shëndetësore, si infeksionet e traktit urinar.
Studimet tregojnë se 98% e njerëzve shkojnë në tualet me një frekuencë nga tri herë në ditë deri në tri herë në javë.
Nëse dilni më pak se tri herë në javë, mund të vuani nga kapsllëku. Për ta luftuar këtë problem, këshillohet të hani më shumë ushqime të pasura me fibra, si fruta, perime dhe drithëra.