Fitoret ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe kanë rritur entuziasmin në kampin e kombëtares shqiptare, që hodhi një hap të madh drejt grupeve të Euro2024. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka analizuar këtë moment të kuqezinjve, ku u shpreh se skuadra ka bërë vetëm detyrën në këto dy ndeshje, ndërsa nënvizon se dy takimet deçizive të Shqipërisë janë në muajin shtator, kundër Çekisë e Polonisë. Objektivi Europian qëndron real edhe për përfaqësuesin U-21 të kombëtares sonë.
Presidenti i Federatës Shqiptare beson tek një paraqitje e mirë e skuadrave shqiptare në arenën Europiane.
E drejta televizive e kampionatit shqiptarë të futbollit mbetet ende në ajër, me presidentin Duka që sqaroi edhe dy planet që qëndrojnë në tryezën e FSHF-së.
Presidenti i FSHF, Armand Duka premtoi se në të ardhmen, vendi ynë do të organizojë një kompeticion Europian. Shqipëria ka hedhur kandidaturën për pritjen e Europianit të 19-vjeçarëve.