Përmbytjet e fuqishme kanë goditur një pjesë të madhe të Nju Jorkut. Mediat vendase janë raportuar se dëmet janë të konsiderueshme ndërsa rrugët dhe autostradat janë mbyllur nga autoritetet pasi janë bllokuar nga uji. Disa ura janë shembur dhe rrugët janë ende të pakalueshme.
Një grua humbi jetën ndërsa në disa rajone është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Musonet e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha në Indinë veriore. 80 njerëz u shpëtuan nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive pas përmbytjes së lumit Ghaggar.