Kombëtarja shqiptare ka përballë sfidat me Republikën Çeke dhe Poloninë. Marash Kumbulla duket se është shumë pranë rikthimit në fushë me kuqezinjtë.
Mbrojtësi i kombëtares është parë të stërvitet me El Shaarawy dhe Abraham në qendrën stërvitore të Romës “Fulvio Bernardini” në Trigoria. Ky mund të jetë një sinjal pozitiv edhe për Shqipërinë.
Kumbulla u bë baba për herë të parë. Ai i mungoi fushës edhe për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në pjesën e fundit të sezonit të kaluar.