Në ditët e nxehta të verës, të gjithëve na pëlqen që pijen tonë ta shoqërojmë me akull si një mënyrë për t’u freskuar. Mirëpo, ndoshta nuk e keni ditur, por pikërisht ajo freski që na jep akulli fsheh disa fakte të pakëndshme.
Sipas një studimi, akulli i ndotur shërbehet në çdo restorant, pub ose kafene dhe bakteret janë të pashëndetshme për organizmin tonë. Në kubet e akullit gjendet bakteri që vjen nga duart e ndotura, të lara keq.
Sipas testeve të kryera, rezulton se 30% e akullit ka kushte të këqija higjienike. Kjo do të thotë se përdorimi i akullit në pije është i jo i këshillueshëm për të mirën e organizmit.