Mauricio Pochettino i ka bërë presion Interit për Romelu Lukakun. Pas prezantimit të tij zyrtar, trajneri i ri i Chelsea ka folur për sulmuesin belg, pasi ky i fundit refuzoi ofertën e Al Hilal.
“Të gjitha palët e dinë se çfarë mendon klubi”,- tha Pochettino, – “ndërsa lojtarët mbërrijnë, gjëja e parë që duhet të bëjnë është të vijnë në zyrën time dhe të përshëndetemi. Kjo është ajo që unë pres, nëse është ende një lojtar i Chelsea”.
Zikaltrit do të nisin ofensivën vendimtare për belgun vetëm pas shitjes së Onanës te Manchester United.