Të gjithë jemi mësuar që vezët t’i ruajmë në frigorifer në mënyrë që të qëndrojnë të freskëta. Por në disa vende të botës, vezët ruhen në temperaturën e dhomës.
Arsyeja se pse vezët i mbajmë në frigorifer është për faktin se mund të infektohen me salmonelë nëse bakteret kalojnë nga trakti riprodhues i pulës tek vezët kur ato formohen. Lëvozhgat mund të kontaminohen edhe nëse prekin jashtëqitjet e pulës.
Pasi dalin nga pularitë vezët pastrohen dhe kjo mund të bëjë që lëvozhga e vezët të hiqet ndaj dhe i vendosim në frigorifer që t’i kemi të sigurta për konsum.
Pse disa vende nuk i ruajnë vezët në frigorifer?
Në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën, vezët qëndrojnë të palara dhe nuk vendosen në frigorifer, pasi mendojnë se vezët kanë një shtresë mbrojtëse që i pengon bakteret të kalojnë nëpër guaskë.
Në disa vende evropiane besohet se nuk është e nevojshme që veza të qëndrojë e ftohtë dhe se larja e saj heq barrierën mbrojtëse. Për më tepër, kostoja e pastrimit dhe ftohjes së vezëve mund të jetë e kushtueshme.