Depresioni verore është përdorur për herë të parë si term në kërkimet shkencore në vitin 1987, kur Dr. Rosenthal, një profesor i psikologjisë klinike në Shkollën Mjekësore të Georgetown, publikoi një raport në të cilin analizoi simptomat e 12 njerëzve që përjetuan depresion sezonal midis marsit dhe tetorit.
Sipas shkencëtarit, depresioni i verës është më i rëndë se ai që përjetohet gjatë dimrit. Një tjetër ndryshim sezonal që mund të shoqërohet me depresionin veror është prania e shtuar e polenit.
Përgjigja imune ndaj alergeneve si poleni prek pothuajse të gjithë trupin. Një nga mekanizmat është rritja e qarkullimit të citokinave, proteina që rregullojnë inflamacionin dhe janë të lidhura me depresionin.
Simptomat më të shpeshta janë:
Çrregullime të gjumit
Nëse keni bërë 8 orë gjumë dhe papritmas vëreni një rënie dramatike të orëve, kjo mund të lidhet me depresionin veror që po përjetoni.
Ulje e interesit për pushime dhe aktivitete
Në rrethana të tjera, do t’i kishit shijuar ato në maksimum, por tani nuk tregoni prirje për të shkuar me pushime ose për të bërë disa aktivitete që dikur i pëlqenit.
Lodhje e vazhdueshme
Me kalimin e ditës, e ndjeni veten që lodheni gjithnjë e më shumë? Përgjegjës është depresioni veror, sidomos nëse shfaqen edhe simptomat e tjera.
Dushet e shpeshta të ftohta dhe shëtitjet herët në mëngjes, përpara se të rritet temperatura, mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të depresionit veror.
Ndryshimi i stilit të jetesës është një mënyrë tjetër për të luftuar simptomat e depresionit veror. Për shembull, mund të filloni të ushtroheni për të çliruar endorfinë në trup, mund të provoni të zgjoheni më herët, të lejoni më shumë dritë natyrale në dhomën tuaj dhe të dilni më shumë jashtë. Në përgjithësi, nëse vëreni se diçka ju ndihmon, është mirë të vazhdoni ta bëni atë.