Gjatë stinës së verës, ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në telefonat tanë. Këtu mund të përmendim mbinxehjen, rërën në plazh ose pamundësinë për të lexuar një mesazh për shkak të diellit të tepërt.
Mbinxehja e telefonit
Është ide e mirë të lundroni në internet ndërsa bëni banjo dielli në plazh, por për telefonat tanë nuk është aspak e mirë nxehtësia. Përkundrazi, pjesët e brendshme dhe ekranet LCD janë të ndjeshme ndaj nxehtësisë së tepërt dhe ekspozimi i telefonit dhe mbinxehja në rrezet e diellit direkte mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme.
Ekspozimi i pajisjes celulare ndaj temperaturave të larta mund të shkaktojë mbylljen e papritur të telefonit, mosfunksionimin e baterisë apo edhe të vetë telefonit.
Gjatë funksionimit afatgjatë të telefonit në rrezet e diellit direkte, ndodh fikja spontane, për shkak të mbinxehjes së pajisjes ose, në modelet më të reja, për shkak të shfaqjes së një paralajmërimi në ekran se temperatura e funksionimit është jashtëzakonisht e lartë dhe se është e nevojshme të fiken disa nga aplikacionet. Kjo nuk duhet t’ju trembë, por është shenja se ka ardhur koha ta hiqni telefonin nga dielli dhe temperaturat jashtëzakonisht të nxehta.
Vështirësi për të lexuar në ekran
Rritja e ndriçimit të ekranit do të na ndihmojë të lexojmë mesazhe dhe të shfletojmë imazhe edhe në rrezet e diellit direkte. Në pjesën e sipërme të ekranit ka një mundësi për të rregulluar ndriçimin. Vini re se ndriçimi më i lartë konsumon më shumë bateri, kështu që është një ide e mirë ta ktheni cilësimin në ndriçim më të ulët në hije. Shumë pajisje kanë rregullim automatik të ndriçimit, i cili rregullon ndriçimin duke përdorur një sensor në varësi të kushteve të dritës, kështu që ne nuk duhet ta rregullojmë atë vetë. Aktivizoni atë opsion.
Reflektimi i dritës
Në kushte të jashtme të ndritshme, e vetmja gjë që mund të shohim zakonisht është reflektimi ynë në telefon. Reflektimi mund të shkaktojë probleme veçanërisht në tablet, laptop dhe telefon, duke na penguar të përdorim këto pajisje jashtë.
Gjatë pushimeve ose gjatë një fluturimi, filmat specialë antireflektues mund të jenë një zgjedhje e mirë, dhe mund të blihen e përshtaten në madhësi të ndryshme ekrani dhe të jenë një zgjidhje e thjeshtë për këtë problem të bezdisshëm.
Uji dhe rëra
Edhe pse shumica e prodhuesve të smartfonëve “mburren” se pjisjet e tyre janë të papërshkueshme nga uji dhe se mund të “zhyten” disa metra, në realitet është më mirë të mos i provoni këto aftësi të tyre.
Nga ana tjetër, kur përpiqeni të hiqni rërën nga telefoni, fillimisht fikni telefonin dhe përdorni ajër të kompresuar për të fryrë kokrrat e rërës. Kujtojuni vetes që të merrni plastikë mbrojtëse vitin e ardhshëm ose investoni në një telefon ose këllëf të papërshkueshëm nga uji.