Carlo Ancelotti do të marrë drejtimin e kombëtares braziliane të futbollit, duke nisur nga Kupa e Amerikës 2024. Eventi do të zhvillohet në muajt qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Italiani do të marrë drejtimin e verdhejeshilëve menjëherë pasi i skadon kontrata me Real Madrid. Lajmi u konfirmuar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues. Ancelotti do të bëhet i huaji i katërt që drejton Brazilin në histori dhe i pari në pothuajse 60 vjet.
Derisa 64-vjeçari të marrë drejtimin e “Seleçaos”, përfaqësuesja do të drejtohet nga tekniku i Fluminese, Fernando Diniz.
Federata braziliane prej muajsh po përpiqej që ta bindte Ancelottin që të merrte drejtimin e ekipit. Pesë herë kampionët e botës, u drejtuan nga Tite nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit të kaluar në Botërorin e Katarit, ku Kroacia i mposhti në çerekfinale dhe I eliminoi.
64-vjeçari e ka fituar nga dy herë Ligën e Kampioneve si me Milanin, ashtu edhe me Real Madridin. Ai gjithashtu fitoi Premeir League me Chelsea, në Gjermani me Bayern Munich dhe në Francë me Paris Saint-Germain, si dhe me Real dhe Milan duke vendosur rekord.