Ekspozimi i tepërt në diell jo vetëm që nuk do ta bëjë lëkurën tuaj më të bukur dhe më të nxirë, por mund t’ju shkaktojë vetëm një problem shtesë që janë djegiet.
Më pas do të mbeteni me skuqje, kruajtje dhe ndjesinë e djegies në lëkurë.
Dermatologët këshillojnë që nëse nuk doni të jeni “të kuq si speci” shmangni banjat e tepërta të diellit midis orës 11:00 dhe 16:00, sepse atëherë rrezet ultravjollcë janë më të forta dhe nëse nuk jeni të kujdesshëm, lëkura juaj do të dëmtohet.
Prandaj, dermatologët sugjerojnë se aloe vera dhe vaji i kokosit mund të ndihmojnë në lehtësimin e djegieve dhe në reduktimin e plagëve të shkaktuara nga ekspozimi i tepërt në diell.