Kur bananet piqen, bëhen më të ëmbla dhe më aromatike. Në këtë mënyrë, ato bëhen më të shijshme. Bananet mund të quhen të pjekura në mënyrë perfekte kur kanë njolla me ngjyrë kafe në të gjithë sipërfaqen e tyre.
Por si të dallojmë kohën kur bananet nuk mund të konsumohen më?
Nëse vëreni prani të mykut në banane, është koha t’i hidhni në koshin e plehrave. Myku në banane është i bardhë, gri ose jeshil i turbullt, ngjason shumë si myku që krijohet në bukë.
Nëse një banane ka erë të kalbur ose të fermentuar ose i rrjedh lëng, atëherë duhet ta flakni atë. Nëse edhe fruti brenda është i zi, kjo është një shenjë se banania juaj nuk mund të konsumohet më.