Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë derisa Krimea të kthehet në duart e Ukrainës. Kështi është shprehur së fundmi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne nuk mund ta imagjinojmë Ukrainën pa Krimenë. Për sa kohë Krimea është nën administrimin rus, kjo do të thotë vetëm një gjë, lufta nuk ka përfunduar ende”, – tha Zelensky për CNN.
I pyetur nëse mund të parashikonte një skenar në të cilin paqja mund të arrihet pa Krimenë, ai tha se kjo nuk mund të konsiderohet fitore.
Lidhur me rebelimin e shkurtër të organizuar nga shefi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, Zelensky tha se kjo tregon që Vladimir Putin nuk kontrollon gjithçka.