Jo gjithmonë është e vërtetë se të parit e kompjuterit ose televizorit gjatë gjithë ditës do t’ju prishë sytë. Nëse kaloni shumë kohë para kompjuterit mund të ndodhë që sytë tuaj të lodhen, të jenë të thatë apo të keni dhimbje koke.
Nuk ka asnjë provë shkencore që mund çojnë në dëmtime të përhershme. Por, megjithatë duhet të bëni shpesh një pushim.
Ndiqni rregullin 20-20-20. Çdo 20 minuta, hiqni sytë nga ekrani. Përqendroni sytë në një objekt të paktën 20 hapa larg për 20 sekonda.
“Nëse nuk keni probleme kur lexoni ose i jepni makinës, nuk ka arsye për të kontrolluar sytë.” E pavërtetë. Ju nuk mund ta kuptoni rënien e shikimit derisa ndodh dëmtimi. Bëni kontrollin e syve çdo 1 deri në 2 vjet.
“Pirja e duhanit rrit rrezikun e zhvillimit të perdeve të syrit.” E vërtetë. Nëse keni pirë duhan kur ishit të rinj, keni më shumë gjasa t’ju ndodhin perdet e syrit kur të arrini në një moshë më të vjetër.