Jemi në sezonin e verës dhe të plazhit, e padyshim që shumë prej nesh kanë një lëkurë delikate që nuk e duron dot qëndrimin e gjatë në diell. Nxirrja e lëkurës nga dielli është një proces normal kur temperaturat fillojnë të rriten.
Vitamina D e cila merret prej tij ofron shumë vlera për organizmin e sidomos për mirëqenien e të gjithë organizmit tuaj. Por ka nga ato raste kur lëkura mund të tejnxihet dhe të shkaktojë një sërë problemesh shëndetsore që arrijnë deri te qelizat kancerogjene apo dëmtime të nishanëve.
Për të shmangur çdo dëmtim të përhershëm nga dielli, duhet të kuptoni shenjat që lëkura juaj ju jep. Nëse në fund të verës apo pas disa ditëve në plazh e ndjeni lëkurën tuaj të tërhiqet dhe e shikoni të nxirë disa tonalitete më shumë se natyralja që keni, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi.
Edhe kur lëkura është e skuqur ose e djegur nga ekspozimi i tepërt në diell. Abuzimi me rrezet e diellit mund të shfaqë edhe shenja të vazhdueshme në zonat ku kryesisht jeni ekspozuar.