Pothuajse secili nga ne e ka provuar ndjesinë e pakëndshme të fryrjes.
Shpesh fryrja shkaktohet nga intoleranca ndaj laktozës ose sindroma e zorrës së irrituar (IBS).
Simptomat e pakëndshme mund të reduktohen dhe tretja të përmirësohet nëse mësojmë të menaxhojmë fryrjen.
Disa nga ushqimet që ju ndihmojnë të eleminoni këtë ndjesi janë:
Portokallet: Portokallet janë të pasura me ujë dhe fibra, të cilat mund të kontribuojnë në hidratimin dhe të ndihmojnë në reduktimin e fryrjes.
Kosi: Probiotikët që gjenden te kosi mund të ndihmojnë në ushqimin e zorrëve dhe para-tretjen e disa prej sheqernave në qumësht, duke e bërë më të lehtë punën e zorrëve.
Xhenxhefili: Xhenxhefili ndihmon në reduktimin e gazit në sistemin tretës dhe ofron lehtësim nga fryrjet.
Bajamet: Bajamet ndihmojnë zorrët për shkak të përmbajtjes së tyre të fibrave, duke kontribuar në një trakt të shëndetshëm tretës.
Kanella: Kanella është një tjetër erëz karminative që mund të shtohet në ushqime ose të konsumohet si çaj për të ndihmuar në parandalimin e fryrjes.